Lajme
Rritje e madhe e rasteve me grip në Evropë, shënohen edhe viktima
Rastet e gripit po rriten në të gjithë Evropën, duke goditur më së shumti fëmijët nën 15 vjeç dhe të rriturit mbi 60 vjeç.
Spitalet në Francë dhe Spanjë raportojnë rritje të pranimeve të të prekurve nga gripi.
Por, bëhet e ditur se spitalet në të gjithë Evropën po përballen me një periudhë sfiduese pasi rastet vazhdojnë të rriten ndjeshëm.
Edhe pse gripi po prek njerëzit e të gjitha moshave, fëmijët nën 15 vjeç dhe personat mbi 60 vjeç po vuajnë më shumë.
Për të trajtuar numrin në rritje të pacientëve, shumë spitale kanë ngritur njësi të përkohshme për të lehtësuar ngarkesën në departamentet e urgjencës.
Ndërsa raportohet se pacientët e moshuar janë në një rrezik më të lartë për komplikime të rënda të frymëmarrjes, shkruan euronews.
Dr. Jean-Luc Leymarie, mjek i përgjithshëm nga Franca, shprehu shqetësimin e tij, duke thënë: “Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kam parë një epidemi kaq të madhe”.
“Për fat të keq, shumica e rasteve të rënda përfshijnë njerëz që janë të pavaksinuar”, tha Dr. Olivier Lucidarme, duke theksuar rolin kritik të vaksinave kundër gripit.
Rritje e shpejtë e rasteve të gripit në Spanjë
Situata është e ngjashme në Spanjë, me rajone si Katalonja dhe Valencia që tashmë janë të mbingarkuara nga fluksi i rasteve me grip.
Objektet e kujdesit shëndetësor nuk janë aq të mbingarkuara sa vitet e kaluara, por punonjësit shëndetësorë po bëjnë thirrje për gatishmëri.
Masa të rrepta në Hungari
Hungaria po raporton gjithashtu një rritje të rasteve të gripit, duke çuar në zbatimin e masave më të rrepta shëndetësore.
Në Budapest, disa klinika e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe ndalimet e vizitorëve janë zbatuar për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së virusit.
Spitalet në Gyor, Vac dhe Debrecen kanë ndjekur shembullin për të frenuar përhapjen e virusit.
Disa të vdekur në Rumani
E nga gripi nuk është kursyer as Rumania, ku vetëm javën e kaluar u regjistruan mbi 4,100 raste.
Ndryshe, katër vdekje janë lidhur me komplikimet e gripit.
Bukureshti dhe disa rajone të tjera, duke përfshirë Kluzhin dhe Brasovin, raportojnë numrin më të lartë të rasteve.
Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë një rritje të mëtejshme pasi shkollat të rihapen dhe rekomandojnë vaksinimin si metodën më efektive të parandalimit.
Me mbi 1.1 milionë vaksina të gripit të administruara në Rumani vetëm këtë sezon, mjekët theksojnë se nuk është vonë për t’u mbrojtur.
Ndërsa Evropa lufton me këtë epidemi sezonale, ekspertët mjekësorë në të gjithë kontinentin u bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin masa paraprake, përfshirë vaksinimin, për të zbutur ndikimin e gripit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











