Shkurt.ch
Rritje e vogël e shkallës së papunësisë
Gjatë muajit prill gjendja në tregun e punës në Zvicër ka shënuar një përkeqësim të vogël, të mëtejmë. Kështu, shkalla e papunësisë e regjistruar në fund të prillit ka qenë 3.3 për qind që përbën një rritje në krahasim me prillin e vitit 2014, kur ishte 3.2 për qind.
Gjatë muajit prill 2015 në entet për ndërmjetësim të punës ishin regjistruar 141 mijë persona si të papunë, shifër kjo që është për 4 mijë më e madhe se në prillin e vitit paraprak. Në dhjetë vitet e fundit, vetëm në prillin e vitit 2010 ishte shënuar një numër më i madh të papunësh se në prillin e këtij viti. Bëhej fjalë për pasojat e drejtpërdrejta të krizës globale financiare, raporton Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicres (Seco) .
Si zakonisht, përkeqësimi më i madh sa i përket papunësisë sërish është regjistruar te të rinjtë deri në moshën 24 vjeçare.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës










