Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Rritje mbi 40% e shërbimeve konsullore të Kosovës në Cyrih gjatë vitit 2025 Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih forcon besimin e mërgatës dhe zgjeron aktivitetet diplomatike e... -
Ardita Dema Mehmeti: “Një grua shqiptare duhet të dëshmohet dy herë” -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89%
Jeta në Zvicër
-
Popullsia e Zvicrës rritet kryesisht falë migracionit Popullsia e Zvicrës ka vazhduar të rritet edhe gjatë vitit 2025, por bilanci i përkohshëm demografik... -
Çfarë do të ndodhë me çmimet e pronave në Zvicër në vitin 2026? -
Bazeli është kampioni zviceran i bunkerëve -
Numri i ri i emergjencës në Zvicër do të funksionojë nga maji i vitit 2026 -
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Evropë në vitin 2025












