Kosova
Mediat gjermane: Albin Kurti fiton para së gjithash falë votave të diasporës
“Tagesschau”, thotë se Vetëvendosje e Albin Kurtit fiton para së gjithash falë votave nga diaspora.
“Vërtet pati një rritje çuditërisht të madhe të votave për partinë e Kurtit: ajo arriti 42 për qind në zgjedhjet parlamentare në shkurt dhe tani qëndron në rreth 50 përqind. Kjo do të thotë që kriza qeveritare, e cila ka zgjatur për më shumë se dhjetë muaj, mund të jetë duke marrë fund. Me këtë rezultat, Kurti nuk varet më nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, tre partitë kryesore opozitare nga spektri liberal deri te ai i qendrës së djathtë. Por Kurti nuk qeveris dot i vetëm, por ka nevojë për votat e pakicave”, thekson tagesschau.
“Der Spiegel” përcjell bindjen se në Kosovë duket se tani mund të marrë fund bllokada politike. Në Prishtinë po festohet, shkruan “Der Spiegel”, dhe kryeministri Kurti e ka zgjeruar mazhorancën duket marrë 56 nga 120 deputetë.
“Kurti po përpiqet të zvogëlojë ndikimin serb në Kosovë, gjë që pritet me miratim nga shumë shqiptarë të Kosovës, por në të njëjtën kohë përkeqëson tensionet me Beogradin.”
“Süddeutsche Zeitung” në artikullin “Nacionalisti Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë” shkruhet se kryeministri reformist i majtë siguroi shumicën dhe me ndihmën e minoriteteve mund të krijojë qeverinë. Gazeta gjermane thekson, se “nëse formimi i një qeverie do të jetë i pamundur përsëri, kriza politike do të përshkallëzohet në një pikë kritike.
Edhe “Frankfurter Rundschau” i kushton vëmendje zgjedhjeve në Kosovë. “Sipas disa komentuesve, rezultati i fortë i VV-së mund të shpjegohet, pjesërisht, nga potenciali i saj për mobilizimin e elektoratit. Edhe data e zgjedhjeve ka të ngjarë të ketë luajtur një rol: midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, shumë kosovarë që jetojnë jashtë vendit vizitojnë atdheun e tyre, përfshirë njerëz nga Gjermania dhe VV, është veçanërisht popullore në mesin e këtij grupi votuesish
E-Diaspora
-
Moda Ademi shkëlqen në skenën e “Jaboro Nights” në Biel Tashmë 11-vjeçare, Moda Ademi performoi me shumë sukses në koncertin “Jazz Pop Rock – Jaboro Nights”,... -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti Tregjet e aksioneve në rritje të hovshme kanë zgjeruar ndjeshëm “klubin” e milionerëve të dollarit në... -
Zvicër: Parlamenti kërkon kontroll të rreptë të kufijve, por nuk ka para për ta realizuar -
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata












