Shqipëria
Rruga e re 15 kilometra, por kushton 50,5 milionë euro
Ajo është e gjatë vetëm 15 kilometra dhe kosto e ndërtimit do të jetë 50,5 milionë euro, ose rreth 3,36 milionë euro për një kilometër
Përfundimisht edhe rruga nga Porti i Jahteve në Orikum deri tek Ura e Shën Elizës në Dukat do të ndërtohet me koncesion. Ajo është e gjatë vetëm 15 kilometra dhe kosto e ndërtimit do të jetë 50,5 milionë euro, ose rreth 3,36 milionë euro për një kilometër.
Vendimi u mor nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë, pas tenderit të zhvilluar pak kohë më parë dhe kur së fundi u shpall fituese kompania Gjikuria, transmeton ‘monitor’.
Megjithëse ishte një ofertë e pakërkuar, qeveria shqiptare vendosi që këtë rrugë ta ndërtojë brenda paketës së “1 mld euro”, ku përfshihen edhe vepra të tjera, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se në shumën prej 50,5 mln eurosh do të përfshihet edhe mirëmbajtja e rrugës, e cila e do të ketë gjerësi 7 metra, me dy korsi. Së bashku me bankinën, gjerësia e seksionit të rrugës arrin në 10 metra.
Megjithatë, kjo rrugë nuk do të përfshihet në asnjë nga kategoritë kryesore të rrugës (do të jetë kategoria C2) praktikisht si një rrugë fshati. Por Ministria e Infrastrukturës pretendon se shpejtësia e lëvizjes në të është projektuar mes 60-80 kilometra në orë.
Kosto e ndërtimit prej rreth 3.36 milionë euro për kilometër është shumë herë më e lartë se praktikat e mëparshme në Shqipëri, për të ndërtuar një rrugë të C2.
Në vitin 2009, qeveria shqiptare ka ndërtuar 35 kilometër rrugë të tipit C2, të cilat, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kanë kushtuar 664 mijë euro për kilometër. Madje, rruga që lidh fshatrat e Vlorës dhe nuk është pjesë e planeve strategjike të transportit të Shqipërisë, po kushton më shtrenjtë se autostradat që qeveritë e mëparshme kanë ndërtuar dekadën e kaluar, të cilat kishin një kosto mesatare rreth 1 mln euro për kilometër.
Kontrata koncesionare për ndërtimin e kësaj rruge do të jetë e ngjashme me disa vepra të tjera. Për tre vitet e para, kompania Gjikuria do të shpenzojë 25% nga fondet e saj për ndërtimin e rrugës dhe më pas fillon shlyerja.
Nëse mbahen parasysh parametrat e projektuar të rrugës llogaritet që e gjithë rruga e gjatë vetëm 15 kilometra dhe e gjerë 10 metra dhe që vlera e investimit është 50,5 mln euro, atëherë llogaritet që vetëm 1 metër katror i kësaj rruge të kushtojë 336 euro, të cilat do të paguhen nga buxheti për 13 vitet e kontratës, aq sa zgjat koncesioni.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











