Futboll
Rruga e suksesit të KF Dardania SG, për një dekadë në Ligën e Dytë Ndër-Rajonale
Klubet shqiptare në Zvicër vazhdojnë të korrin suksese
KF Dardania SG të shtunën pasdite ka arritur një sukses të madh. Skuadra shqiptare nga Liga e Dytë Rajonale është ngjitur në Ligën e Dytë Ndër Rajonale.
Presidenti i klubit, Eduard Oroshi në një intervistë për albinfo.ch, ka treguar për vështirësi, suksesin, por edhe synimet.
“Suksese ka qenë i vështirë, sidomos në ndeshjet e fundit, ku patjetër është dashur të fitojmë. Ka qenë një gjendje emocionale te lojtarët, por edhe tek të gjithë. Megjithatë, ia kemi arritur që me sukses të ngjitemi një ligë më lart”, është shprehur Oroshi për albinfo.ch.
Suksesi është i veçantë për klubin shqiptar. “Ne kemi 10 vjet që jemi themeluar. Kemi kërkuar lojtarë që angazhohen. Pra, të familjarizohen me klubin. Në St Gallen është një sukses i madh, pasi jemi vetëm klubi i tretë që është në një ligë kaq të madhe. Kjo na jep shumë krahë, emocione dhe forcë për të vazhduar më tutje. Gjithashtu ka rëndësi edhe për shqiptarët që jetojnë këtu. Organizimi është i rëndësishëm, tipik si zviceran. Kemi dashur të bëjmë diçka të suksesshme. Jemi shembull si duhet të udhëhiqet një klub”, shtoi tutje Presidenti i KF Dardania SG.
Në fund flet edhe për synimet. “Qëllimi është që jo vetëm të mbesim në këtë ligë, por të ngjitemi edhe më lart. Do të bëjmë edhe disa përforcime, por duke ruajtur boshtin e skuadrës. Pra, 2-4 përforcime. Pa shikues, pa sponsorë, pa tifozë nuk do të ishim këtu. I falënderoj të gjithë. Të gjithë na kanë ndihmuar duke dhënë kontributin e tyre”, përfundoi Eduard Oroshi.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj Shumë pak mësues po trajnohen në Zvicër, me një mungesë të rëndësishme që pritet deri në...
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë