Lajme
Rrugët e “përgjakshme” të Kosovës, 50 të vdekur për 6 muaj
“Gjatë muajve të verës ka një rritje të numrit të aksidenteve, pasi shtohet numri i fluksit nga bashkatdhetarët që vijnë për pushime në Kosovë”, tha Hoxha
Rrugët e Kosovës janë shndërruar në “istikame” të vdekjeve, pasi brenda gjashtë muajve kanë humbur jetën 50 qytetarë, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë. Sipas autoriteteve të rendit, nëse krahasohet periudha e njëjtë e vitit të kaluar, vërehet rritje e numrit të personave të vdekur si pasojë e aksidenteve në komunikacion.
Sipas Policisë kosovare vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, kanë vdekur 50 persona në aksidentet rrugore.
Daut Hoxha është zyrtar për informim në Policinë e Kosovës. Ai tha për REL se sipas të dhënave të përgjithshme, vërehet një rënie e numrit të aksidenteve me dëme materiale, derisa numri i aksidenteve me lëndime trupore dhe atyre me fatalitet ka shënuar rritje.
“Gjatë muajve të verës ka një rritje të numrit të aksidenteve, pasi shtohet numri i fluksit nga bashkatdhetarët që vijnë për pushime në Kosovë”, tha Hoxha.
Sipas tij, gjatë sezonit veror, në funksion të një menaxhimi dhe kontrolli më të mirë të sigurisë, veçanërisht të trafikut rrugor, Policia e Kosovës ka përpiluar një plan operativ policor të cilin edhe e ka shpërndarë për zbatim nëpër të gjitha departamentet dhe rajonet policore. Po ashtu, aty parashihen edhe masat ligjore që do të ndërmerren në vazhdimësi për të gjithë ata që nuk u përmbahen rregullave në trafik.
“Nga divizioni i trafikut rrugor i Policisë së Kosovës, janë përpiluar dhe shpërndarë fletëpalosje me udhëzime dhe mesazhe vetëdijësuese për të ndikuar në uljen e aksidenteve me fatalitet, që mbetet një shqetësim apo brengë për të gjithë ne”, thekson Hoxha.
Autoritetet e rendit thonë se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, shkelësve të rregullave në trafik u janë shqiptuar 183.729 tiketa gjobë.
Qytetarët në anën tjetër mendojnë se janë ngasësit ata që zakonisht nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit.
Anita Mala, 23 vjeçare, studente e Fakultetit të gjuhës angleze në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se arsyeja e vetme e aksidenteve të shumta me fatalitet është gjendja, sipas saj, kaotike që vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave.
“Mendoj se ngasësit nuk i përfillin shenjat e komunikacionit. Sikur të ishin më të kujdesshëm ngasësit në respektimin e rregullave, besoj se nuk do të ndodhnin gjithë këto aksidente. Qytetarët duhet vetëdijësuar sepse është në pyetje jeta e njeriut”, tha Mala.
Ndërkohë, eksperti i komunikacionit, Muhamet Krasniqi thotë se numri i aksidenteve në komunikacion, kryesisht rritet gjatë stinës së verës, duke potencuar se arsyet janë të shumta, por disa nga to, siç thotë ai, janë aspektet teknike të automjeteve, si dhe temperaturat e larta të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e situatës.
Por, edhe ardhja e bashkatdhetarëve, thotë Krasniqi, e rritë numrin e veturave dhe gjithë kjo, sipas tij, ndikon në rritjen e numrit të pjesëmarrësve në komunikacion, gjë që mund të ndikojë edhe në uljen e sigurisë në rrugë.
Krasniqi potencon faktin se ekspertët e komunikacionit, kanë bashkëpunim të mirë më autoritet e rendit, ku edhe marrin pjesë në trajnime të ndryshme që kanë të bëjnë me komunikacionin.
“Bashkëpunimi është i vazhdueshëm, jo vetëm në stinën e verës apo dimrit dhe këto bëhen përmes forumit të Kosovës për siguri në rrugë. Diskutojmë rreth çështjeve të sigurisë në rrugë, që ndërlidhet me të gjithë pjesëmarrësve në rrugë. Por, shenjat dhe rregullat e komunikacionit mbeten çështja kryesore që duhet respektuar të gjithë”, thotë Krasniqi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












