Kosova
Rugova i reagon Mustafës: “Më mirë të mos flasësh fare”
Pas deklaratës së ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, i cili sot përmes një postimi në Facebook ka thënë se dorëheqje nga pozita e kryetarit ka dhënë si akt moral dhe jo si akt pendimi, meqë thotë se edhe po të kthehej mbrapa, do ta drejtonte njëjtë LDK-në, duke ruajtur vlerat proevropiane, partneritetin me SHBA-në dhe qeverisjen pa skandale dhe korrupsion, transmeton albinfo.ch.
Rugova si reagim ndaj Mustafës thotë se, sipas tij, i është dukur që ishte penduar Mustafa për dorëheqjen nga kreu i LDK-së.
Rugova thotë se kjo është shumë keq.
“E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua m’u duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marrë fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju!”, shkruan Naser Rugova në Facebook.
Ndryshe, Isa Mustafa ka shkruar se do t’iu kërkonte falje qytetarëve nëse LDK-ja do të ndëshkohej se nuk ka qeverisur mirë apo me skandale, derisa thotë se do të ndihej i lehtësuar po ta dinte se qytetarët e kanë ndëshkuar partinë e tij në këto zgjedhje.
“E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse???”, ka shkruar Mustafa tutje.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












