Shkurt.ch
Rumania dhe Bullgaria barazohen me vendet tjera të BE-së në tregun zviceran të punës
Me fillim nga 1 qershori 2019 shtetasit e Rumanisë dhe Bullgarisë fitojnë lirinë e plotë të lëvizjes, ose barazohen në tregun zviceran të punës, fitojnë të drejtat e njëjta me shtetasit e vendeve tjera të Bashkimit Evropian
Klauzola “ventil” e vendosur për fuqinë punëtore nga Bullgari dhe Rumania, del nga fuqia, ashtu siç ishte paraparë, më 31 maj 2019. Këshilli Federal në mbledhjen e tij të mbajtur më 15 maj ka marrë një vendim që ndryshon rregulloren mbi lëvizjen e lirë, me çfarë edhe hiqen “kontingjentet” për dy shtete e përmendura, thuhet në një komunikatë të autoriteteve federale të Zvicrës.
Me këtë ndryshim, nga 1 qershori 2019 shtetasit e këtyre dy vendeve fitojnë lirinë e plotë të lëvizjes, ose barazohen në tregun zviceran të punës me shtetasit e vendeve tjera të Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch
Protokoli për zgjerimin e lirisë së lëvizjes (VEP) edhe me Bullgarinë dhe Rumaninë është në fuqi që nga 1 qershori i vitit 2009. Ai parashihte një afat kalimtar prej më së shumti dhjetë vitesh. Në këtë kontekst, Këshilli Federal e ka shterruar hapësirën e veprimit, duke e vendosur në vitin 20197 dhe përsëritur në vitin 2018 praktikën e kontingjenteve për leje qëndrimi dhe pune për punëtorët nga Bullgaria dhe Rumania, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë, “klauzola ventil” përfundon veprimin dhe kjo kërkonte një rishikim të VEP.
Kështu, me fillim nga 1 qershori 2019 shtetasit e Rumanisë dhe Bullgarisë fitojnë lirinë e plotë të lëvizjes, ose barazohen në tregun zviceran të punës, fitojnë të drejtat e njëjta me shtetasit e vendeve tjera të Bashkimit Evropian.
Konkretisht kjo domethënë se ata, për të fituar lejen e qëndrimit në Zvicër, duhet të gjejnë një vend pune këtu, ose, si të papunësuar, duhet të kenë në zotërim mjete të mjaftueshme financiare.
Me vendimin e fundit, shteti i vetëm i BE-së, shtetasit e të cilit kanë ende qasje të kufizuar (me kontingjente) në tregun zviceran të punës, mbetet Kroacia, për faktin se ky shtet është pranuar në BE më vonë se shtetet tjera.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











