Integrimi
Rumunët dhe bullgarët ia mësyjnë Evropës
Nga 1 janari 2014 rumunët dhe bullgarët mund të punojnë pa kufizime në shtete të tjera të BE-së. Por pjesa më e madhe e emigracionit nga këto vende tashmë është kryer, mendojnë ekspertët
Megjithë lëvizjen e lirë të punëmarrësve në BE, që prej 1 janarit 2014 do të vlejë edhe për rumunët dhe bullgarët.
“Njerëzit në Rumani dhe Bullgari nuk kanë bërë gati valixhet”, mendon Sven-Joachim Irmer, drejtor i zyrës me jashtë të fondacionit Konrad Adenauer në Rumani dhe Republikën e Moldavisë.
Është më se normale, që qytetarët e BE-së të kërkojnë punë, apo vende studimi në shtete të tjera të Unionit.
“Vala e imigrantëve”, për të cilën paralajmërojnë shumë medie në Evropën Perëndimore, nuk do të ndodhë.
Rumania dhe Bullgaria janë anëtare të BE-së që nga vitit 2007.
Qysh para 2014-s qytetarët e këtyre vendeve mund të punonin legalisht në Gjermani, nëse kërkonin një leje pune në Zyrën Federale të Punësimit.
Njerëz me kualifikim të lartë, të cilët punojnë në profilin e tyre, familjet e tyre dhe ata, që kryenin kualifikim profesional, ishin të çliruar nga ky rregull dhe mund të punojnë pa kufizim në Gjermani.
Pra ndryshimet, që hyjnë në fuqi nga 1 janari 2014, prekin para së gjithash punonjësit e pakualifikuar nga Rumania dhe Bullgaria, të cilët deri tani mund të punojnë vetëm 6 muaj në vit si fuqi punëtore sezonale dhe që tani mund të kërkojnë edhe punë afatgjata.
Veç kësaj kufizimet ligjore në praktikë nuk kanë thuajse asnjë ndikim në valën e imigracionit, mendon Victoria Stoiciu, menaxhere programi në fondacionin Friedrich Ebert në Rumani, që ndër të tjera hulumton rreth migracionit të punës.
“Këto kufizime madje e favorizojnë migracionin e paligjshëm.”
Shifra të sakta për numrin e rumunëve, që planifikojnë të emigrojnë në shtetet perëndimore të BE-së pas 1 janarit 2014, nuk ka.
Aktualisht sipas një studimi rreth 3 milionë rumunë jetojnë jashtë vendit. Në Bullgari instituti „Afis“ pak kohë më parë kreu një anketë, në të cilin pyeste qytetarët për planet e tyre potenciale për të emigruar.
Rezultati: rreth 17 për qind e bullgarëve mendojnë të largohen nga vendi duke filluar nga viti i ardhshëm dhe të kërkojnë një punë në një shtet tjetër të BE-së.
Por ky nuk është një fenomen i ri: që në 2008-n sipas sondazheve një e pesta e bullgarëve kishte ndër mend të emigronte.
Punëtorë sezonalë nga të dy vendet kanë të drejtë të punojnë më së shumti 6 muaj në Gjermani
Dieter Emmer, i cili drejton filialin bullgar të sipërmarrjes gjermane Grammer, pret që para së gjithash teknikët dhe inxhinierët nga Bullgaria të kenë shanse shumë të mira në tregun gjerman të punës.
“Gjermania po del nga recesioni dhe ka nevojë urgjente për këtë lloj fuqi punëtore”. Përvoja e bullgarëve në Gjermani “do të jetë më vonë shumë e vlefshme në industrinë bullgare”, thotë Emmert.
/dw & albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha











