Maqedonia
Rushiti: Talat Xhaferi s’ka lënë shenjë si kryeministër
Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Fatos Rushiti, ka folur për kryeministrin e parë shqiptar atje, Talat Xhaferin, i cili udhëhoqi qeverinë teknike, përcjell albinfo.ch.
Rushiti tha se Xhaferi nuk ishte në krye të detyrës, pasi sipas tij, ai ishte tërësisht nën hijen e ministrit Artan Grubi, i cili po ashtu vjen nga BDI-ja.
“Por tani kur kaluan tre muaj nga e gjithë kjo garniturë, kjo shfaqje e një kryeministri si Talat Xhaferi, nuk mendoj se ka qenë në detyrën e duhur, pasi tërësisht ishte nën hijen e Artan Grubit, një ministër nga BDI-ja. Talat Xhaferi, duke qenë edhe në listën e deputetëve nga radhët e BDI-së, absolutisht ishte nën hijen e Grubit”, tha Rushiti në “Edicioni Special”.
Më tej, ai tha se Xhaferi s’i përmbushi pritshmëritë dhe, sipas tij, nuk ka lënë shenjë si kryeministër, teksa përmendi edhe vizitën e Xhaferit në një nga institucionet maqedonase.
“Talat Xhaferi ishe jashtë çdo parashikimi në një vizitë që e bëri në një institucion, ku në një takim me zyrtarë në një sportel administrativ, i bërtiste një njeriu në rolin e policit, pra ishte një skandal”, tha ai.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













