Lajme
Rusia kërcënon Amerikën me pasoja ‘të paparashikueshme’
Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos dërgojnë më armë në Ukrainë. Ambasadori i Moskës në Uashington, Anatoly Antonov, deklaroi për televizionin shtetëror rus “Rossiya 24” se “kjo situatë është e papranueshme dhe ne kërkojmë t’i jepet fund kësaj praktike”.
Ai shtoi se një letër diplomatike i ishte dërguar Uashingtonit, ku përshkruheshin shqetësimet e Rusisë dhe vuri në dukje se furnizimi me armë nga Shtetet e Bashkuara do të përkeqësojë situatën dhe do të rrisë intensitetin e konfliktit në Ukrainë.
“Mos ta dëgjoj më atë fjalë!”, Donald Trump tregon se çfarë do t’i thoshte Putinit po të ishte President
“Washington Post” kishte qasje në këtë letër diplomatike, në të cilën Rusia paralajmëron se do të ketë “pasoja të paparashikueshme” për Amerikën nëse vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë “të ndjeshme”.
Në të thuhet se qeveria ruse “u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, që nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”.
Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u takuan me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe premtuan ndihmë të re ushtarake me vlerë 713 milionë dollarë. Nga ana tjetër, Zelensky u bëri thirrje liderëve amerikanë dhe evropianë që të furnizojnë Kievin me armë dhe pajisje më të rënda.
“Hapi i parë për të fituar është të besosh se mund të fitosh dhe ne besojmë se Ukraina mund të fitojë nëse merr mbështetjen që i nevojitet. Pozicioni i Ukrainës është se ata duan të fitojnë, pozicioni ynë është se ne duam të ndihmojmë”, tha Austin në një konferencë shtypi pranë kufirit polako-ukrainas.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












