Lajme
Rusia kërcënon sërish me tërheqje nga marrëveshja e grurit
Kremlini njoftoi sot se dritarja për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi po mbyllet. Bisedimet mes palëve po vijojnë, por mesa duket, pa asnjë rezultat.
Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht se po përgatitet të tërhiqet nga marrëveshja më 18 maj nëse kërkesat e saj për të lehtësuar kufizimet në eksportet e saj bujqësore nuk plotësohen, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se pjesa e marrëveshjes që ka të bëjë me interesat e Rusisë nuk ishte zbatuar, por shtoi se dialogu po vazhdonte.
“Pozicioni i Rusisë dihet dhe marrëveshja u zgjat për dy muaj”, tha Peskov. “Kushtet e marrëveshjes në lidhje me sektorin bujqësor të Rusisë nuk po përmbushen”.
Peskov tha gjithashtu se ai aktualisht nuk mund të thotë se në çfarë forme, kohë dhe vendndodhje do të rifillojnë bisedimet, pasi Reuters, duke cituar një burim ukrainas raportoi se palët në marrëveshje do të takoheshin të mërkurën.
“Kontaktet janë duke vazhduar, por deri më tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat”, tha ai.
Rusia, mes kërkesave të tjera që ka bërë, ka deklaruar se dëshiron që banka shtetërore bujqësore Rosselkhozbank të rilidhet me sistemin ndërkombëtar të mesazheve financiare SWIFT dhe të rihapet tubacioni i amoniakut Tolyatti-Odessa.
Perëndimi thotë se sanksionet e tij nuk targetojnë sektorin bujqësor të Rusisë, por Moska pretendon se eksportet e saj bujqësore janë goditur nga sanksionet në bankat e saj, si dhe nga zinxhiri i furnizimit dhe sanksionet e sigurimit.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër













