Lajme
Rusia ndalon eksportin e energjisë elektrike drejt Finlandës
Finlanda deri më tani ka importuar rreth 10% të konsumit të saj total të energjisë elektrike nga fqinji i saj rus.
Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia në Finlandë u ndërprenë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas një njoftimi nga një furnizues rus, tha një zyrtar nga operatori finlandez i rrjetit të energjisë elektrike.
Kompania përgjegjëse për shitjet ruse të energjisë elektrike në Finlandë, RAO Nordic, njoftoi të premten synimin e saj për të ndaluar dërgesat të shtunën, duke përmendur faturat e papaguara, ndërsa Finlanda përgatitet të shpallë kandidaturën e saj për NATO.
”Eksportet nga Rusia në Finlandë aktualisht janë në zero”, tha Timo Kaukonen, një menaxher operacionesh për ”Fingrid”, operatori i rrjetit.
Rrjeti është në ekuilibër falë importeve nga Suedia, sipas hartës në kohë reale të ”Fingrid”, i cili tha të premten se mund të bënte pa energji elektrike ruse “pa vështirësi”, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
”RAO Nordic”, një degë me qendër në Helsinki e ndërmarrjes ruse ”InterRAO”, e justifikoi mbylljen të premten, duke thënë se nuk kishte marrë pagesë për energjinë elektrike të furnizuar në Finlandë që nga 6 maji.
Ky njoftim vjen në një sfond të tensioneve në rritje midis Moskës dhe Helsinkit, që ka shpallur dëshirën e tij për t’u bashkuar me NATO-n pa vonesë, nën ndikimin e ofensivës ruse në Ukrainë.
Shpallja e kandidaturës finlandeze pritet të dielën, gjatë një konference për shtyp nga presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në sulmin, i cili ndodhi gjatë... -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë -
Shumica e zviceranëve mbështesin bashkimin në traktatin për ndalimin e armëve bërthamore












