Lajme
Propozohet që Rusia të ndalojë gazin për Evropën
Në Rusi po planifikojnë të ndëshkojnë Bashkimin Evropian për sanksione jo miqësore kundër rusëve.
Deputeti i Dumës së Shtetit (Parlamenti rus) nga rajoni i Krimesë, Mikhail Sheremet, propozoi ndalimin e përkohshëm të eksporteve të gazit në vendet e BE-së.
“Si përgjigje ndaj veprimeve të tyre jomiqësore, unë besoj se ne duhet të përgjigjemi me sanksione të ashpra”, deklaroi Sheremet, sipas mediave ruse.
Sipas tij, furnizimet me gaz duhet të ndërpriten derisa Bashkimi Evropian të kuptojë se politika agresive ndaj Moskës është “shkatërruese dhe e dënueshme”, transmeton ap, përcjell Albinfo.ch.
Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Perëndimit që të vendosë një embargo ndaj energjisë nga Federata Ruse.
“Ukraina nuk ka kohë për të pritur”, theksonte ai.
Presidentja e Parlamentit Evropian u shpreh sakaq se varësia e BE-së nga burimet energjetike të Kremlin-it po financon luftën në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar











