Uncategorized
Rusia po xhiron filmin e parë në hapësirë
Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është gati të bëhet pjesë e një filmi.
Kozmonauti rus, Anton Shkaplerov, aktorja Yulia Peresild dhe producenti Klim Shipenko u nisën nga bordi i një anije kozmike, Soyuz MS-19, në Kazakistan.
Tre udhëtarët do të kenë 12 ditë për të xhiruar filmin e tyre, përpara se të kthehen sërish në Tokë.
Filmi me metrazh të gjatë, i titulluar paraprakisht “Sfida”, do të shfaqë një mjeke që dërgohet në hapësirë për të shpëtuar jetën e një kozmonauti në vështirësi.
Ekipi rus që do të marrë pjesë vlerësoi se xhirimi i filmit të parë në orbitë do të jetë një përvojë që do të pasurojë njohuritë kinematografike dhe hapësinore.
“Është një përvojë, pasi unë nuk do të kem se kujt t’i kërkoj këshilla. Nuk do të kem kameraman për ta pyetur se si të xhiroj nën dritën e dritares së mjetit hapësinor”, shtoi regjisori i filmit, Klim Shipenko, në një konferencë për shtyp.
Aktorja Yulia Peresild, së bashku me regjisorin kanë bërë një stërvitje të rreptë për t’u mësuar në veçanti me mungesën e peshës. Ajo cilësoi se profesionet e aktorit dhe kozmonautit ishin “dy gjëra të kundërta”.
Mediat ruse kanë shkruar se u organizua një konkurs global për të zgjedhur aktoren që do të siguronte rolin e parë femër, duke tërhequr rreth tre mijë pjesëmarrës.
Ky projekt e vendos Rusinë në rrugën e duhur për të mposhtur Shtetet e Bashkuara në garën hapësinore./euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore










