Shqipëria
Rusia reagon pas deklaratave të Ramës se “Kosova është pjesë e Shqipërisë”
Rusia reagoi pas deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se Kosova është pjesë e Shqipërisë, duke e quajtur atë “të papranueshme”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e përdori konferencën e rregullt për shtyp për të përcjellë reagimin e Moskës ndaj pohimeve të shefit të ekzekutivit shqiptar.
Rusia, sipas saj, nuk mund të rrijë pa folur, sidomos kur Rama, siç theksoi Zakharova, e bëri të qartë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është një “plan B”, por “plan A”, transmeton “TCH”.
“Menduam se mbase nuk ishte përkthyer mirë deklarata e tij, ndaj e verifikuam disa herë. Kryeministri shqiptar e lidhi implementimin e këtij plani me diskutimet aktuale mbi korrigjimin e kufijve në kuadër të procesit të negociatave dhe arritjes së një marrëveshjeje finale mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne konsiderojmë se retorika të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Kjo është një çështje që ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusin e rajonit autonom të Kosovës”, u shpreh Zakharova, përcjell albinfo.ch.
Këtë ne e shohim si shkelje të rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së, vazhdoi zëdhënësja e cituar nga mediat serbe e ato kosovare, që më tej kërkoi edhe reagimin e Perëndimit për “plane të tilla gjeopolitike”.
Zakharova theksoi edhe një herë se pozicioni i Rusisë mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës mbetet i pandryshuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë














