Lajme
Rusia shpall 5 shtete armiqësore
Këto janë 5 shtetet tjera që Qeveria ruse i shpalli armike
Greqia, Danimarka, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia janë bërë pjesë e listës së shteteve armiqësore ndaj Rusisë, përcjell albinfo.ch.
Qeveria ruse tha se lista u përditësua me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, sipas La repubblica.
“Qeveria ka përditësuar listën e shteteve të huaja që kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë akte armiqësore kundër misioneve diplomatike dhe konsullore ruse jashtë vendit. Lista tani përfshin gjithashtu Greqinë, Danimarkën, Sllovakinë, Slloveninë dhe Kroacinë”, thuhej në deklaratë.
Kujtojmë se në fillim të marsit qeveria ruse miratoi një listë të “shteteve jomiqësore”.
Lista përfshin vendet e BE-së, Australinë, Shqipërinë, Andorrën, Britaninë e Madhe, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjinë, Republikën e Koresë, San Marino, Maqedoninë e Veriut, Singaporin, SHBA-në, Tajvanin, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën dhe Japoninë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?









