Lajme
Rusia shton 7000 trupa ushtarake në kufi me Ukrainën
Deklaratat e Rusisë se po largon trupat nga kufiri me Ukrainën janë të rreme, të paktën kështu shprehen SHBA dhe NATO.
Madje, një zyrtar i lartë amerikan thotë se ditët e fundit në kufi kanë mbërritur 7000 trupa ruse shtesë.
Zyrtari nënvizon se Rusia mund të nxjerrë një pretekst “të rremë”, me qëllimin për të pushtuar Ukrainën në çdo moment.
Moska thotë se po largon trupat nga kufiri ukrainas pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake. Por, zyrtarët perëndimorë theksojnë se nuk kanë parë asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim.
Rusia, e cila ka mohuar në mënyrë të përsëritur planifikimin për të pushtuar Ukrainën, e cilëson histeri shqetësimin perëndimor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil















