Shqipëria
Rutte: Shqipëria nuk është ende gati për negociatat
Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, situata nuk ka ndryshuar në favor të vendit tonë.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka përsëritur qëndrimin se Tirana nuk është ende gati për të hapur negociatat me BE-në.
Në një prononcim për gazetën malazeze, “Pobjeda”, Rutte deklaroi nga Londra se: “Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së, por shtetet duhet të jenë gati, si në rastin e Malit të Zi, për të nisur negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është gati të nisë negociatat me BE-në në këtë moment, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi”.
Rutte komentoi edhe vendimin e tetorit për dy shtetet ballkanike, duke theksuar se negociatat për Shkupin nuk u hapën pasi disa shtete të BE-së nuk donin ta ndanin nga Shqipëria, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar











