Lajme
Sa është kosto e veturave elektrike?
Theksi i shtuar për uljen e ndotjes në ambient, alternativave më të qëndrueshme në afatgjatë dhe rritja e çmimeve të karburanteve i ka dhënë një tjetër vëmendje përdorimit të makinave elektrike.
Në Shqipëri numri i mjeteve të tilla mbetet ende i kufizuar dhe stimuli që është dhënë është ai i heqjes së disa tarifave nga ane e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që shkon në një vlerë 7500 lekë si dhe ulja e TVSH-së nga 20 në 6 për qind, por këto masa kanë një efekt të pamatur.
Pavarësisht kësaj panorame, një studim i Entit Rregullator të Energjisë ka dalë në përfundimin se leverdishmëria e makinave elektrike mbetet e lartë në raport me ato me djegie. Enti ka analizuar në një tabelë tri modele mjetesh një elektrike, një me naftë dhe një me benzinë, ku për një kilometër kostoja e asaj elektrike është 1.82 lekë, e asaj me benzinë 21.6lekë dhe asaj me naftë 16.45 lekë.
“Është përllogaritur kosto për kilometër mbi vlerat e përafërta të konsumit për 100 km distancë dhe çmimit për njësi karburanti. Janë zgjedhur 3 modele të ndryshme të Volkswagen me performancë të ngjashme. Duke iu referuar tabelës, konstatojmë se një makinë elektrike shpenzon afro 11-herë më pak lekë për kilometër distancë krahasuar me një makinë me motor benzine dhe afro 9 herë më pak me se një makinë me motor nafte”, nënvizon Enti.
Në studimin “Vlerësim mbi kuadrin rregullator dhe ligjor me qëllim përdorimin e teknologjive të reja për stacionet e ngarkimit të automjeteve elektrike, përfshirë rregullimin e tarifimit të këtij shërbimi”. Enti është ndalur edhe tek kostot fillestare të blerjes së një mjeti. Për ato elektrike kostot rezultojnë më të larta, por që falë subvencioneve që bëhen në botë nga qeveritë dhe kostoja e ulët mujore kthimi bëhet më shpejt sesa mjetet me djegie. Enti ka llogaritur që mesatarisht në një vit një individ të qarkullojë 10 mijë kilometra me mjet dhe në këtë hark kohor të ketë shpenzuar 1378 kilovat/orë. Në Shqipëri energjie në stacionet e karikimit ofrohet për 14 lekë, çka do bënte që kostoja totale për këto 10 mijë kilometra të ishte 19 292 lekë apo 1600 lekë në muaj.
“Makinat elektrike kanë një kosto blerjeje më të lartë se makinat me djegie të brendshme, por nga ana tjetër, arrin një kosto totale më të ulët se ajo e makinave tradicionale. Subvencionet janë një stimul i madh në kalimin tek një makinë elektrike, së bashku me taksat e makinës që mund të jenë të papërfillshme, siguracion dhe mirëmbajtje me çmime më të ulëta krahas makinës tradicionale. Vit pas viti, këto kosto vijojnë të jenë më të ulëta krahasuar me kostot e makinave tradicionale, çka do të thotë që makinat elektrike fillojnë të paguajnë veten e tyre shumë përpara se të arrijnë fundin e jetëgjatësisë së tyre”, thuhet në dokument.
I njëjti ka analizuar se numri i mjeteve elektrike mbetet i ulët dhe po kështu edhe i stacioneve të karikimit, të cilat në gjithë vendin llogariten në 42 ku më shumë se gjysma e tyre në Tiranë./monitor
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














