CH-Ballkani
Sa është papunësia tek të rinjtë në Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë
Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë, me vetëm 4%
Të papunë, të paarsimuar ose të patrajnuar, alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafenetë, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar, shkruan sot Shekulli.
Në të gjithë Evropën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka ilustruar me një hartë se si është situata e punësimit të të rinjve në Evropë me të dhënat e vitit 2018 dhe Shqipëria fatkeqësisht renditet në krye të Evropës për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe patrajnuar, me 32.8% të totalit, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Evropës.
Në Kosovë norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%, përcjell albinfo.ch.
Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjve të papunë ishte 26.4, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8 për qind.
Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet ku norma e papunësisë së të rinjve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, por edhe Kosova, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
Norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët në vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore. Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë, me vetëm 4%. Pas saj renditet Norvegjia ku papunësia të të rinjtë në 2018-n ishte 4.6%.
Në Gjermani, Çeki, Zvicër, Austri dhe Suedi, norma e papunësisë varon nga 6-6.5%. Të rinj janë cilësuar individët e moshës 15-24 vjeç.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













