Shkurt.ch
Sa është rritur numri i të huajve në Zvicër nga viti 2005 deri më tani
Qyteti me përqindjen më të madhe të të huajve është Kreuzlingen: Në këtë vend, 54.1% e popullsisë nuk kanë një pasaportë zvicerane
Zvicra sot regjistron një popullsi prej 8’526’932, ku prej tyre 2’143’722 janë emigrantë.
Nga 2.1 milionë të huaj, 1.79 milionë të huaj vijnë nga shtetet evropiane (85.9%), përcjell albinfo.ch.
Zvicra aktualisht ka një pjesëmarrje të të huajve prej 25.14% (që nga tremujori i tretë i vitit 2018). Është një nga vendet evropiane me një nga përmasat më të larta të të huajve.
Për të krahasuar Poloninë: 0.28% të të huajve. E megjithatë, shkalla e krimit në Poloni nuk është më e vogël se në Zvicër.
Qyteti me përqindjen më të madhe të të huajve është Kreuzlingen: Në këtë vend, 54.1% e popullsisë nuk kanë një pasaportë zvicerane. Prej tyre, mbi gjysma janë nga Gjermania. Kjo pasohet nga Renens dhe Spreitenbach me 51.7% secila. Me 48.4% të huaj, Gjeneva ka pjesën më të madhe të të huajve në qytetet e mëdha, përcjell tutje albinfo.ch.
Më pak të huaj, nga ana tjetër, kanë komuna më të vogla të tilla si Spiez, Münsingen dhe Steffisburg, të cilat kanë vetëm një pjesë prej rreth 10%.
Në vitin 2005 kishte 1’541’912 të huaj, prej tyre 813 456 burra dhe 728 456 gra.
Në vitin 2010, numri i të huajve u rrit në 1 766 277, derisa një vit më vonë ky numër u rrit në 1 815994.
Numri i të huajve, është rritur nga viti në vit. Më 2015, u kalua shifra e 2 milionëve, gjegjësisht 2 048 667 të huaj. Në vitin 2018 është regjistruar numri prej 2 143 722 të huaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














