Kosova
Sa është rritur prania e NATO-s në Kosovë?
Aktualisht në Kosovë janë prezentë 4,687 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Pjesëtarët janë ushtarë të 27 vendeve të botës. Gjatë tetorit, KFOR-it që udhëhiqet nga komandanti turk, Ozkan Ulutash, iu bashkuan 134 trupa shtesë nga Rumania dhe 200 pjesëtarë të tjerë nga Mbretëria e Bashkuar.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, KFOR-i numëronte 3,762 pjesëtarë në Kosovë, e shtimin e ka arsyetuar me tensionet e rritura në veriun e banuar me shumicë serbe.
Italia prin me numrin më të lartë të pjesëtarëve të saj që shërbejnë në Kosovë, gjithsej 869, e pasuar nga SHBA (593), Hungari (433), Turqia (369), Austria (271), Greqia (260), Polonia (245), Mbretëria e Bashkuar (241), Rumania (214), Zvicra (190), Kroacia (151), Bullgaria (142), Letonia (136), Sllovenia (91), Shqipëria (89), Finlanda (70), Gjermania (70), Maqedonia e Veriut, (60), Armenia (57), Moldavia (41), Republika Çeke (36), Danimarka (35), Irlanda (13), Kanadaja (5), Suedia (3), Mali i Zi (2), Lituania (1), shkruan REL.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












