Shqipëria
Sa harxhon shteti për një të burgosur
Një i burgosur i kushtoi të ardhurave publike 539 euro në muaj gjatë vitit 2017 sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave e Shqipërisë.
Duke analizuar shpenzimet sipas programeve, Ministria e Financave raportoi se gjatë vitit të kaluar në programin sistemi i burgjeve janë harxhuar mbi 5 miliardë lekë të cilat kanë shërbyer për trajtimin e 5800 të burgosurve.
Kosto e shpenzimeve vjetore për një burgosur arriti në 6469 euro në vit ose 539 euro në muaj, shkruan ‘monitor’.
Shpenzimet për ushqimin zënë vetëm 8.6 për qind të kostos me një vlerë vetëm 46 euro në muaj. “Janë trajtuar me normë ushqimore 5 867 të burgosur me një kosto faktike prej 434 113 mijë lekë”, sipas të dhënave zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Në strukturën e kostos për një të burgosur, vlera më e madhe i takon shërbimit të sigurisë me gati 2 miliardë lekë shpenzime.
Për ruajtjen e një burgosuri nëpërmjet pagesës së trupës policore harxhon 207 euro për një të burgosur. Shpenzimet për sigurinë zënë 38 për qind të shpenzimeve totale për një të burgosur.
Trupa policore në dispozicion të sigurisë së të burgosurve arrin në 5867 persona. Siç shihet nga të dhënat ka më shumë se një polic për një të burgosur.
Pjesë përbërëse e kostos janë edhe shpenzimet për trajnimet dhe shpenzimet shëndetësore.
Gjatë vitit të kaluar janë trajnuar 350 punonjës me një kosto faktike prej 3, 1 milionë lekë.
Gjithashtu për trajtimin mjekësor të 550 të burgosurve janë harxhuar 321 milionë lekë.
Për trajtimin e veçante të 53 të miturve janë harxhuar 72 milionë lekë dhe për trajtimin e të dënuarve femra në ambiente të veçanta janë harxhuar 99 milionë lekë më 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












