Lajme
Sa janë gjasat që Putin të përdorë armët bërthamore?
Për momentin kjo konsiderohet një betejë retorike që presidenti Putin po përdor
Sado ambicioze të jetë plani kundër Ukrainës, nuk mendoj se Putin dëshiron të hyjë në atë hapësirë, deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, duke iu referuar përdorimit të armëve bërthamore nga presidenti rus, Vladimir Putin, në Ukrainë, sipas gazetës së njohur britanike ”The Guardian”.
”Duhet të shqetësohemi që një shtet si Rusia beson se rregullat nuk vlejnë për ta, pavarësisht nëse janë për të pushtuar Ukrainën ose për të përdorur agjentë nervorë, si në Salisbury, por në thelb një pengesë është gjithmonë një pengesë”, deklaroi Wallace në radion ”Times”.
“Kjo ka të bëjë kryesisht me Putinin, që e vendos atë në tryezë vetëm për t’u kujtuar njerëzve, për t’i kujtuar botës se ai ka një pengesë. Ne nuk do të bëjmë asgjë për të përshkallëzuar në atë zonë. Ne nuk do të bëjmë asgjë për të ushqyer ndonjë llogaritje të gabuar. Ne e marrim atë shumë, shumë seriozisht”, shtoi ai, përcjell Albinfo.ch.
“Por, për momentin kjo është një betejë retorike që presidenti Putin po përdor dhe ne vetëm duhet të sigurohemi që ta menaxhojmë siç duhet”, theksoi Wallace.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar Ndërsa, në përgjithësi, diaspora zvicerane vazhdoi të rritet në vitin 2025, ka një rënie të ndjeshme... -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga









