Lajme
Sa ka pasur qarkullim Coop-i dhe sa Migros-i në 2019-ën
Migros-i vitin e kaluar ka rritur shitjet në 28.7 miliardë franga. Kjo është për 0.7 për qind më shumë
Njëra ndër dy kompanitë e mëdha të tregtisë me pakicë në Zvicër, Migros-i, vitin e kaluar ka rritur shitjet në 28.7 miliardë franga, shkruan srf.ch. Kjo është për 0.7 për qind më shumë, krahasuar me një vit më parë, transmeton albinfo.ch.

Siç raporton Migrosi, janë rritur në veçanti shitjet në internet (online), por gjithashtu ka shënuar rritje edhe biznesi me ushqime të gatshme ashtu si dhe Denner, që është një “degë”, e cila i është bashkuar Migrosit pak vite më parë. Në të kundërt, kanë regjistruar një rënie të vogël shitjet në dyqanet tradicionale.
Nga ana tjetër, rivali tradicional i Migrosit në këtë fushë, Coop, ka pasur në vitin 2019 një qarkullim prej 30.7 miliardë frangash, duke mbetur në të njëjtën shumë si në vitin 2018, përcjell albinfo.ch. Sipas informacionit që ka shpërndarë vetë COOP-i, grupi, pjesën më të madhe të qarkullimit të tij e ka bërë në tregun me pakicë.
Supermarketet kanë fituar klientë të rinj. Biznesi në internet (online) në sektorët e ndryshëm të Coop-it është rritur mbi mesataren, transmeton albinfo.ch. Ndërsa efektet e frangut të fortë në raport me euron në biznesin me shumicë thuhet se kanë bërë presion mbi shitjet.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në










