Bota
Sa kushton kilometri i rrugës në Europë?
Kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, një koncesion i pakërkuar i dhënë kompanisë A.N.K është 213.6 milionë euro plus TVSH-në, sipas propozimit financiar, pjesë e kontratës së koncesionit/PPP.
Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë euro dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet.
Pjesa e mbetur prej 72 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë, teksa kjo shumë përbën rreth 34% të totalit (pa TVSH), ose rreth një të tretën e kostos totale të rrugës, çka e çon koston totale në 15 milionë euro për kilometër (përfshirë TVSH), më të shtrenjtat në Europë
Sipas WorldHighways, kostot më të shtrenjta të ndërtimit të autostradave në Europë janë në Austri me 12.87 milionë euro / km.
Vendi tjetër më i shtrenjtë është Hungaria me 11.21 milionë euro / km, e ndjekur nga Sllovakia në 9.56 milionë euro / km dhe pastaj Republika Çeke në 8.86 milionë euro / km.
Në anën tjetër të spektrit, shpenzimet në Danimarkë janë vetëm 5.89 milionë € / km, në Kroaci 6.68 milionë / km, në Slloveni 7.29 milionë / km dhe në Gjermani 8.24 milionë / km).
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse














