Kosova
Sa persona humbën punën në Kosovë
Punëtorët në Kosovë vazhdojnë të përballen me probleme në pagë, siguri në vendin e tyre të punës dhe mungesë të respektimit të të drejtave të tjera të tyre, vlerësojnë kështu përfaqësues të punëtorëve dhe hulumtues të fushës.
E përhapja e COVID-19 në Kosovë dhe kriza e shkaktuar si pasojë e pandemisë veç sa ka thelluar problemet e punëtorëve.
Shumë persona humbën vendin e tyre të punës gjatë pandemisë, disa përgjysmuan orarin e të tjerë punuan nga shtëpia, duke u krijuar kështu një realitet i ri, i vështirë si për punëtorët ashtu edhe për bizneset.
Problemet më të mëdha janë hasur në sektorin privat, thekson kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, Avni Ajdini.
“Në sektorin privat zakonisht kjo e ka prekë më së tepërmi, edhe pse me ekonomi të pa zhvilluar kemi qenë dhe kjo na u dashtë që kjo punë na qoi në një sfidë më të rëndë në këtë drejtim. Mirëpo konsideroj se deri në fund të vitit do të filloi rimëkëmbja e ekonomisë që kjo epidemi do të ikë duke i marrë këto vaksina që janë premtuar dhe besoj që do të startojmë me rifillimin e një ekonomie më efikase”, tha ai.
Ai thotë se punëtorët përballen me probleme të ndryshme, sa i përket të drejtave, lirive dhe sigurisë së tyre në punë.
“Gjithmonë shkelja bëhet nga qeveria të punëtorët, shkelësit më të mëdhenj të ligjit janë funksionarët tanë, sepse gjatë fushatave premtojnë, kur të lirohen nuk realizojnë dhe kjo ecë shkallë pas shkalle dhe humb besimi edhe të personat të cilët i kemi në udhëheqje”
Ndërsa Jeton Mehmeti, hulumtues në Institutin GAP thotë se muajt e parë të pandemisë kanë vërejtur trefishim të numrit të punëkërkuesve.
“Në muajin prill kur kanë filluar efektet e para të pandemisë, flas për vitin e kaluar, shohim një trefishim të numrit të punëkërkuesve dhe ka arritur duke shkuar në 100 mijë dhe pastaj janë rritur në 198 mijë gjatë muajit shtator. Dhe ajo çfarë vërehet nga të dhënat kur i zbërthejmë ato është që numri i punëkërkuesve gra është i barabartë me punëkërkuesit burra, që nënkupton se edhe gratë kanë humbur vendet e punës dhe janë ballafaquar me të njëjtat sfida”, shtoi ai.
Papunësia më e theksuar është te femrat me 33.1%, krahasuar me meshkujt, 21.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 46.9%./Euronews
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë











