Shqipëria
Sa refugjatë kalojnë përmes Shqipërisë?
Fotografitë e refugjatëve të lodhur nga rruga dhe të vendosur në ndonjë park për të pritur trafikuesit e radhës për t’i dërguar drejt Europës janë aktivizuar nëpër mediat austriake. Kjo pasi korridori i dikurshëm përmes Maqedonisë dhe Serbisë (i mbyllur në 2016) po zëvendësohet me atë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja, shkruan “Kleine Zeitung”.
“Nga qyteti lindor boshnjak Bihac, ata shpresojnë të shkojnë drejt Kroacisë, në afërsi të vendit shengen të Sllovenisë dhe më pas orientohen drejt Perëndimit,” përcjell albinfo.ch. “Vetëm në muajt e parë 2018 janë raportuar rritje të refugjatëve nga 600 deri 700 përind,” thotë ministri Dragan Mektić.
Në 2016 në Bosnjë erdhën 100 refugjatë, në 2017 kishte 700 të tillë, ndërsa vetëm në muajt e parë të këtij viti janë raportuar rreth 2000 refugjatë.
Kjo konfirmohet edhe nga ministria e brendshme sllovene për median tjetër austriake “Der Standard”. “Deri në 27 maj të këtij viti ilegalisht e kanë kaluar kufirin kroato-slloven 2105 persona, që është rreth tre herë më e madhe sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar,” tha zëdhënësja, Vesna Drole.
Por sipas po të njëjtës media, shumica e refugjatëve të shtuar kërkojnë strehim në Itali dhe jo në Austri, kurse shtimi i refugjatëve lidhet me përleshjet e fundit në rajonin e Kashmirit. Për këtë shumica e tyre janë pakistanezë.
Tensionuese nga media austriake është edhe rritja e refugjatëve të cilët kalojnë detin mes Turqisë dhe Greqisë, kur dihet se një pjesë e madhe e vendeve europiane nuk strehojnë më refugjatë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











