Shqipëria
Sa shqiptarë kërkuan azil dhe sa morën përgjigje pozitive
Shqipëria ka përqindjen më të ulët të njohjes së kërkesës së tyre për azil që herën e parë
Ndonëse Shqipëria është klasifikuar si vend i sigurt i origjinës mbetet në 25 vendet me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Në raport me popullsinë, Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve, edhe pse kanë një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre.
Eurostat publikoi se mbi 300 mijë azilkërkues kanë përfituar mbrojtje në një nga shtetet e BE-së, ku 35% e tyre ishin sirianë.
Shqipëria ka përqindjen më të ulët të njohjes së kërkesës së tyre për azil që herën e parë, me vetëm 8%, duke kaluar vetëm Gjeorgjinë me një normë prej 5%, transmeton ‘monitor’.
Për vitin 2018, kanë marrë refuzimin përfundimtar 10715 aplikues shqiptarë për azil dhe vetëm 1340 morën një përgjigje pozitive për vendimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë numri i refuzimeve nuk përkon me numrin e aplikimeve të vitit korrespondent, pasi dhënia e një përgjigje përfundimtare për aplikimin mund të zgjasë me tepër se 12 muaj.
Prej 2011-s janë refuzuar gjithsej 99,710 aplikime të shqiptarëve në një nga vendet e BE-së.
Numri më i lartë i refuzimeve ishte në 2016 ku 34 mijë azilkërkues morën përgjigjen përfundimtare se kërkesa e tyre nuk pranohet. Në dy vitet e fundit, 2017 dhe 2018, numri i refuzimeve ka qenë në rënie, sikurse dhe aplikimet.
Në total në 2018-n aplikuan 19,025 shqiptarë për azil. Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte.
Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa















