Sport
Sadiku godet sërish, Alioski shënon tri herë
Katër golat e Luganos kanë mbajtur firmën e shqiptarëve. Një gol realizoi Armando Sadiku, kurse tri herë Ezgjan Alioski
Lugano ka mundur Sionin 4:2, duke shënuar fitore shumë të rëndësishme, derisa të gjitha golat për skuadrën e Luganos i kanë shënuar futbollistët shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku u rikthye në fushë pas lëndimit, dhe është rikthyer me gol. Sadiku shënoi golin e fundit në këtë përballje pas asistimit të Alioskit.
Sulmuesi shqiptar, i cili përfaqëson Maqedoninë, Ezgjan Alioski ka shënuar tre golat tjerë për Luganon, njërin nga penalltia.
Pas golave futbollistët shqiptarë kanë festuar në mënyrë të veçantë, derisa Lugano shpreson të marrë pjesë në garat evropiane edicionin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih Kompania ajrore Swiss International Air Lines (SWISS) po planifikon një fluturim special për riatdhesimin nga Muskat,... -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja -
Kantoni i Cyrihut po krijon më shumë vende në shkollat e mjekësisë












