Lajme
“SAE”, Kultura shqiptare, në prag të nëntorit, me iniciativa promovuese
Vlerat kulturore janë krijuar dhe vazhdojnë të krijohen gjatë tërë procesit të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Krijimin e vlerave kulturore shqiptare e kanë mundësuar shumë faktorë që sot ne duhet t’i gëzojmë dhe t’i festojmë në mënyrën më të mirë.
Normat kulturore luajnë rol të rëndësishëm për funksionimin e shoqërisë, andaj me rastin e festave të 28-29 Nëntorit dhe të fundvitit, shoqata “Swiss Albanian Event” – “SAE”, ndërmerr një iniciativë motivimi dhe promovimi kulturor, ku ju prezantojmë një kartolinë të veçantë urimi me tri simbolet e kombit tonë: Flamurin, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Nënë Terezën.
Kjo iniciativë mbështetet edhe nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, shkruan albinfo.ch.

Në këtë mënyrë bëjmë të mundur promovimin e vendit dhe vlerave tona nëpërmjet urimit të drejtuar miqve dhe klientëve tuaj.
Të ardhurat nga shitja e kartolinave do të mbështetesin nismën “Dhuro një lule”, e cila do të ofrojë pikturën origjinale, të realizuar nga piktorja dhe fotografja Ermira Kaso.

Kjo pikturë do të prezantohet në ankand në janar të vitit 2021.
Të ardhurat e përfituara nga ankandi do t’i dhurohen Fondacionit “DSA” – “Down Syndrome Albania”, në ndihmë të nevojave për fëmijët me sindromën Down.
Ju lutemi, porosisni kartolinat deri më 15 nëntor, për t’u uruar festat magjike të fundvitit miqve tuaj.
“Swiss Albania Event” – SHOQATA KULTURORE INTEGRUESE, ka filluar aktivitetin në Lozanë të Zvicrës në prill të 2017-ës me qëllim kryesor promovimin e kulturës, traditës dhe artit shqiptar në Zvicër dhe Europë.
“Swiss Albania Event” është gjithëpërfshirëse dhe e kudondodhur në çdo organizim, ku promovimi i këtyre vlerave bëhet i mundur.
Me respekt
Aina Hoti
Drejtoreshë Ekzekutive
Swiss Albania Event
+41 786415058
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













