Lajme
Saint Kitts dhe Nevis njeh pavarësinë e Kosovës
Thuhet se ky shtet në ishujt Levardë në Detin e Karaibeve e ka njohur Kosovën, por nota verbale akoma nuk ka arritur në Prishtinë
Republikën e Kosovës e ka njohur edhe një shtet tjetër, Saint Kitts dhe Nevis duke e ngritur në 95 numrin e shteteve që e njohin realitetin e ri në Evropë. Ky shtet i vogël i shtrirë në ishujt Levardë në Detin e Karaibeve, nga burimet mediatike, thuhet se ka konfirmuar njohjen, por nota verbale akoma nuk kanë arrit në Prishtinë.
Burime të “albinfo.ch” brenda Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme thanë se njohja është e sigurt, por nuk do ta publikojnë atë derisa të zyrtarizohet njohja nëpërmjet notes verbale. Kjo njohje, siç thana ata ka ardhur pas takimeve që Ministri Enver hoxha ka zhvilluar në këtë shtete, por edhe pas një takimi që ka zhvilluar me diplomatët e këtij vendi në Nju Jork.
“Duke pasur parasysh propagandën që është bërë me njohje, nuk do të ngutemi që ta bëjmë publik këtë njohje edhe pse kjo është e sigurt”, thanë burimet brenda Qeverisë së Kosovës.
Të hënën ka marrë vendim për njohjen e Kosovës, ndërsa brenda disa ditëve pritet të dërgojë edhe notën verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ndryshe që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republikën e Kosovës e kanë njohur zyrtarisht 95 shtete sovrane. Procesi i njohje është shumë i rëndësishëm, për inkuadrimin e Kosovës nëpër institucionet ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar edhe një njohje tjetër brenda këtij muaji.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











