Integrimi
Saksonia e Ulët dëbon 125 kosovarë
Republika e Saksonisë së Ulët (Nidersachsen) ka dëbuar të mërkurën azilkërkues, të cilëve iu ishte refuzuar e drejta e azilit me një aeroplan charter nga Hannoveri për në aeroportin e Prishtinës në Kosovë, shkruan ndr.de
Në aeroplan ishin 125 persona nga të gjitha pjesët e Saksonisë së Ulët të Gjermanisë, ka thënë ministri i Brendshëm, Boris Pistorius (SPD), në Parlament. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë që ishin të lindur në Gjermani, apo edhe të atillë që shkonin në shkollë, njofton albinfo.ch.
Veprimi i ministrisë kritikohet nga politikani i Të Gjelbërve, Onay
Qeveria e shtetit, e përbërë nga të kuqët dhe të gjelbrit ka ndryshuar së fundmi mënyrën e deportimit. Azilkërkuesit me më pak se 18 muaj të lejes së qëndrimit do të mund të deportohen më shpejt dhe pa paralajmërim. Për këtë ka pasur kritika edhe nga koalicioni qeveritar ndaj veprimeve të ministrit të Brendshëm. Eurodeputeti i Të Gjelbërve, Belit Onay, ka kritikuar dëbimin me shumicë, duke theksuar se aty kishte edhe fëmijë, të cilët vijonin shkollën në Gjermani. Belit Onay është ndarë shumë i pakënaqur ndaj kësaj iniciative.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











