Sallata
Sallatë me oriz
• 200 gr sallamë,
• 200 gr kastravecë turshi,
• 3 vezë të ziera,
• 200 gr oriz,
• 200 gr majonez
• 200 ml shtalpë
• kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë e vëmë orizin e zier. Kastravecët i presim në kube të vogla dhe i shtojmë në enë. Në kube e presim edhe sallamën dhe e shtojmë në enë. Pastaj, në enë i grijmë dy vezët dhe shtojmë majonez.
Hedhim kripë dhe piper të zi. Në enë e shtojmë edhe shtalpën.
E përziejmë me lugë, derisa masa të bëhet homogjene. Sallatën e vëmë në pjatën për servirje.
Vezën e zier e presim në rrathë. Mbi sallatë vëmë nga një fetë veze.
E zbukurojmë me fletë majdanozi dhe domate.
Ju bëftë mirë!
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Rrezik i lartë ortekësh në Alpet zvicerane, paralajmërim sidomos në jug Institucionet federale kanë vendosur nivelin 4 të rrezikut nga ortekët (i lartë), që do të thotë... -
Bora në Zvicër: Aksident në autostradën A8, pesë persona përfundojnë në spital -
Në Zvicër testohet “qeni digjital” – karroca me AI ndihmon të verbrit të bëjnë Pazar -
Qeveria zvicerane plan për të mbështetur verën vendase – industria reagon ashpër -
Zvicra refuzon dy kërkesa për fluturime të avionëve ushtarakë amerikanë














