Kosova
Samiti i Diasporës, themelet për çerekshekullin e ardhshëm
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, fjalimin në Samitin e dytë të Diasporës që po mbahet në Tiranë e nisi me krahasimin dhe zhvillimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në harkun kohor mes samitit të parë dhe këtij të tanishmit. Rama ftoi shqiptarët në Tuz të Malit të Zi të bashkohen dhe të lënë mënjanë armiqësitë.
Ndërsa përmendi më pas sfidën historike përballë së cilës është Kosova. Ai deklaroi se shqiptarët përmes Kosovës janë përballë një sfide historike që përcakton se si do të jetojnë pas 30 vjetësh ata që ende nuk kanë lindur, përcjell albinfo.ch.
Historia e Kosovës është historia e bashkimit e mbi gjysmë miliardi euro që njerëzit jashtë Kosovës diaspora shqiptare të pasur e jo të pasur, kontribuuan për të çliruar Kosovën.
“Bashkimi solli Kosovën që e kemi sot. Por Kosova që kemi sot nuk është ende Kosova që duam. Që duhet të njihet nga të gjithë, nuk është ajo që duhet të ulet njësoj si të gjithë në OKB, që duhet të futet si të gjithë në NATO dhe në BE dhe kjo është një sfidë për të cilën të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, theksoi Rama.
Në këtë samit pritet të diskutohen çështje të rëndësishme, si vota si e drejtë e emigrantëve, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i vendit tonë, Shqipërisë; identiteti shqiptar, por edhe ftesat nga “shtëpia jonë” për të huajt që duan të vizitojnë vendin tonë me mrekullitë e saj natyrore dhe humane që ofron.
E-Diaspora
-
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon Më 8 mars 2026 u mbajtën zgjedhjet komunale në Opfikon (Glattbrugg–Glattpark), ku qytetarët votuan për përfaqësuesit... -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027
Jeta në Zvicër
-
Avioni zviceran detyrohet të kthehet në Cyrih pas ngritjes, shkak problem me frenat Fluturimi drejt Budapestit u ndërpre pak minuta pas nisjes nga Aeroporti i Cyrihut. Autoritetet konfirmojnë se... -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Furra tradicionale në Cyrih mbyll degën pas vetëm një viti -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone













