Kuriozitete
Samsungu pritet të “godasë” botën me telefonin e ri
Bëhet e ditur se vetëm një muaj larg konferencës së famshme të Samsungut “Unpacked” kanë nisur raportimet se gjiganti i telefonave do të sjellë diçka krejt ndryshe sivjet. S’do të ketë fare lansim të ndonjë telefoni të ri “Note”. Tash ka nisur raportimi se do të ketë lansim të telefonave që palosen, me Samsungun që thuhet se do t’i shokojë adhuruesit e vet me pajisje e çmim.
Thuhet se pajisja Galay Fold 3 pritet t’u ofrojë adhuruesve të telefonit “Note” një alternativë të shkëlqyeshme, me pajisjen që do të ketë ekran të madh sa “dy telefona” të tillë, e me çmim që konsiderohet i volitshëm në raport me pajisjet e tjera.
Më herët u raportua se çmimi i Fold 3 dhe modeleve të tij do të jetë më i lirë se pararendësit. Në disa raporte u përmend se çmimi do të jetë 20 për qind më i lirë, me rreth 1500 dollarë për pajisjen më të fuqishme e 1000 dollarë për versionin bazë Flip 3.
Flip 3 do të jetë pajisje tërësisht ekran me kamerë të brendshme e ekran që ka gjeneratën e dytë të xhamit “ultra të hollë”. Ai është më i durueshëm se të gjithë të tjerët.
Pritet që procesori i tij të jetë Snapdragon 888.
Versioni me 8 gigabajt RAM dhe 256 GB hapësirë të brendshme pritet të kushtojë 1250 dollarë. Gjithçka pritet të publikohet më 11 gusht.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve












