Shkurt.ch
„Sandy” shkakton dëme edhe në Zvicër!
Stuhia “Sandy” e cikla ka shkaktuar mbi 100 viktima në zonat lindore të SHBA-së dhe të Kanadasë, ka dëmtuar edhe Zvicrën, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.
Kompania ajrore Swiss-Airline ka humbur plot 4 milionë franga si pasojë e stuhisë në fjalë. Siç ka bërë të ditur shefi i Swiss-it Harry Hohmeister për gazetën “NZZ am Sonntag”, planet e udhëtimit të 4650 pasagjerëve të kësaj kompanie janë ngatërruar për shkak të katastrofës natyrore në SHBA.
Janë goditur edhe 100 të punësuar të kësaj kompanie, pasi që nuk kishte pasur sigurim për raste të rënies së qarkullimit dhe fitimit, sikundër ka ndodhur me këtë rast.
Kjo për faktin se “moti bën pjesë në riskun e profesionit”, thotë Hohmeister.
“Sandy” ka ndikuar në vijat ajrore në mes të Cyrihut dhe Gjenevës me SHBA-në . të martën kanë munguar sidomos fluturimet nga Zvicra në drejtim të Nju Jorkut dhe Uashingtonit. Edhe të mërkurën qenë anuluar tri fluturime nga Zvicra drejt bregut lindor të SHBA-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











