Kosova
SBASHK-u sfidon qeverinë, të hënën s’ka mësim
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBASHK) ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që e hëna të jetë dite e zakonshme pune.
SBASHK-u njofton se të hënën, më 30 nëntor, në shkollat e Kosovës nuk do të zhvillohet mësimi për nder të festës së 28 Nëntorit.
“Të premten punëtorët arsimorë në fillimet e orëve të para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH [Ministria e Arsimit] e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut, shkruan REL.
Duke u thirrur në solidarizim me punëtorët shëndetësorë, të cilët janë duke u përballur me luftën ndaj pandemisë së koronavirusit të ri, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se e hëna do të jetë ditë e zakonshme pune.
Por, SBASHK-u bën thirrje që solidarizimi me punëtorët shëndetësorë të ndodhë me rastin e ndonjë feste tjetër.
“Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësorë le të përdoret për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër, e jo për Festën e madhe të Flamurit Kombëtar”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë të hënën për ta ndierë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin për heronjtë e dëshmorët e kombit.
Të premten, më 27 nëntor, përmes një sqarimi për media, Qeveria e Kosovës, tha se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti-COVID të ndërmarra nga Qeveria.
Qeveria tha se ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë COVID- 19 [sëmundje që e shkakton koronavirusi i ri].
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane













