Lajme
Scholz inkurajon Schroderin të bëhet ndërmjetësues me Rusinë
Ish-kancelari Schroder njihet për lidhjet e tij tradicionale dhe shumë të afërta me Rusinë dhe Putinin
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se do ta mirëpriste idenë nëse ish-kancelari Gerhard Schroder do të vepronte si ndërmjetës me Rusinë në lidhje me një mosmarrëveshje mbi furnizimet e reduktuara të gazit.
”Do të ishte e lavdërueshme nëse Schroder do të fliste me Moskën për një turbinë të riparuar që ndodhet aktualisht në Gjermaninë Perëndimore, që është cituar nga autoritetet ruse si arsyeja e vendimit të saj për të penguar rrjedhat e gazit përmes tubacionit ‘Nord Stream 1”, deklaroi Scholz, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Schroder, i cili ishte kancelar i Gjermanisë në vitet 1998 dhe 2005, është kritikuar prej vitesh për përfshirjen e tij me kompanitë shtetërore ruse dhe konsiderohet një mik i ngushtë personal i presidentit rus, Vladimir Putin.
Presioni ndaj Shroderit për t’u distancuar nga Putini u rrit pas pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt.
Në maj, Schroder më në fund njoftoi se do të largohej nga bordi mbikëqyrës i gjigantit rus të energjisë ”Rosneft”.
Ai gjithashtu hodhi poshtë një nominim për një pozicion të bordit mbikëqyrës në ”Gazprom”.
Por, në një intervistë të fundit me transmetuesin privat RTL/ntv, Schroder edhe një herë refuzoi të distancohej nga Putini.
Ai mbështeti gjithashtu vënien në funksion të tubacionit të diskutueshëm ”Nord Stream 2” të detit Baltik, i cili u pezullua pas pushtimit rus.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” Një nismë arsimore për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










