Kosova
Scholz kërkon përshpejtim të normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Kështu deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, në hapje të samitit të Procesit të Berlinit.
Scholz kërkoi përshpejtim në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Sipas tij, është koha që të tejkalohen konfliktet rajonale, në mënyrë që normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të japë rezultatet e veta.
Kancelari gjerman më tej shtoi se Procesi i Berlinit ka për qëllim të përshpejtojë integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit. Ai tha se qytetarët e Ballkanit mund të llogarisin te Gjermania dhe ky proces për mbështetje.
Sot në Gjermani filluan takimet në kuadër të Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë ngjarje, në kuadër të së cilës pritet të nënshkruhen tri marrëveshje, po merr pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti, presidentja e Komisionit Evropian, Viola von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropain, Charles Michel.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë












