Lajme
Së shpejti do të mund të flisni me robotin e inteligjencës artificiale të Google-s
Pasi që Microsoft prezantoi një mori të veçorive të fuqizuara nga inteligjenca artificiale për motorin e saj të kërkimit Bing, Google po tenton gjithashtu të mbajë ritmin, dhe së fundmi e ka lansuar versionin e saj sikurse ChatGPT, të cilin e quan Bard.
Bard nuk pati një lansim aq të lehtë, por sipas Sundar Pichai-t, drejtorit ekzekutiv të Google-s, kompania po bën përmirësime të shpejta.
Ekipi i motorit të kërkimit po punon në një veçori për biseda, njëjtë sikurse ajo që e ka ChatGPT.
Gjatë një interviste, Pichai e bëri të qartë se njerëzit së shpejti do të mund të përfshihen në një bisedë me një robot të fuqizuar nga LLM (Large Language Model).
Drejtori i Google-s këtë e sheh si një mundësi të madhe dhe jo si një kërcënim. Duke pasur parasysh se kompania zotëron më shumë se 93 për qind të tregut të motorit të kërkimit, veçoria e re ka mundësi që të ketë më shumë ndikim se sa kombinimi ChatGPT dhe Bing.
Kjo mund të ndodhë në rast se, sigurisht, ekzekutohet siç duhet. Sidoqoftë, Sundar Pichai nuk dha ndonjë kornizë kohore, dhe nga GSM Arena thonë se ata dyshojnë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe












