Shkurt.ch
Së shpejti gjithkund me internet Wi-Fi
Shumë shpejt në Zvicër mund të keni qasje në internet me Wi-Fi ku do që ndodheni.
Tashmë kjo çështje po diskutohet ndërmjet operatorëve të rrjetit kabllor zviceran.
“Jemi në fazat e hershme të bisedimeve,” tha zëdhënësi i “Swisscable”, Matthias Lüscher. Në fillim duhet biseduar për të përcaktuar interesin operatorëve në projekt.
Deri tani operatori kabllor zviceran ka ofruar internet vetëm në shtëpi banimi. Interneti publik ndpërmjet Wi-Fi-së do t’i hapë rrugën rritjes së biznesit të telefonisë mobile.
Ndryshe, operatori kabllor zviceran mund të mbështesë idenë me infrastrukturën ekzistuese.
“Mund të ofrojë të dy routers për konsumatorët – lidhja “wireless” do të ndahet një privatisht dhe tjetra në publik”, shpjegon Lüscher nga “Swisscable”.
Konkretisht “routerët” privatë do të jenë të pranishëm në pikat e nxehta publike që do të jenë të arritshme edhe për përdoruesit e internetit në publik.
“Me këtë model do të jetë e garantuar siguria”, thotë nga ana tjetër eksperti i Telekom-it në Comparis”, Ralf Beyeler.
Sipas një raporti të “NZZ am Sonntag” interneti në publik me Wi-Fi mund të ofrohet falas nga operatorët kabllor.
Në Zvicër megjithatë mbulimi i gjerë i rrjetit të internetit me WLAN mund të lehtësojë komunikimin me telefon nëpërmjet Skype dhe Whatsapp duke i bërë konkurrencë shërbimeve telefonike tradicionale të Swisscom-it dhe operatorëve të tjerë.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen Një valë tjetër e zgjatur e nxehtësisë në Zvicër parashikohet për javën e ardhshme ... -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor -
Turizmi zviceran nuk përmbush objektivat, pavarësisht subvencioneve -
Si do t`i kalojë Këshilli Federal pushimet verore -
Një zgjidhje e mundshme nga Zvicra “për të qetësuar” SHBA-në














