Shkurt.ch
Së shpejti Gjykata Federale vendos rreth pllakatit “kosovarët therin zviceranin”
Në javët e ardhshme Gjykata Federale e Zvicrës pritet të marrë vendimin lidhur me vlefshmërinë e referendumit mbi iniciativën kundër migracionit masiv. Gjykata në fjalë me seli në Lozanë këtë vendim duhet ta marrë nëfunksion të përgjigjes ankesës së bërë nga avokati David Gibor dhe profesori i të drejtës penale, Tomas Poledna.
Ata konsiderojnë se publikimi dhe përdorimi i pllakatit problematik me tekstin “Kosovarët therin zviceranin” përbën një akt propagande raciste. Ky tekst, sipas tyre, ka nxitur votuesit që, mbi baza të rrejshme të votonin pro iniciativës në fjalë, më 9 shkurt 2014. Pllakatin e pati lansuar SVP/UDC dhe e kishte përdorur gjatë grumbullimit të nënshkrimeve për iniciativën e përmendur, të filluar në vitin 2011, shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag”.
Për këtë pllakat, në prill 2015 kanë marrë dënimin e shkallës së parë për diskriminim racor në një gjykatë të Bernës dy funksionarët e lartë të SVP-së, Martin Baltisser dhe Silvia Bär.
Në pritje të vendimit të Gjykatës Federale, ndryshojnë diametralisht qëndrimet e ekspertëve juridikë lidhur me çështjen. Problemi bëhet më i mprehtë pasi që e vë ne sprovë kufirin ne mes të lejuarës dhe të palejuarës në fushatat politike, transmeton albinfo.ch.
Për profesoreshën e Universitetit të Bazelit, Denise Buser nevojiten kufij të qartë rreth përcaktimit se çfarë është ndikim e çfarë jo kur bëhet fjalë për fushatat politike. Ajo thotë se është e qartë se anulimi i rezultatit të një referendumi nga ana e Gjykatës Federale mund te pritet me një rezervë të madhe. Por, ka shtuar ajo, shkeljet e kodit penal nuk janë në harmoni me luftë e argumenteve që është një parim i demokracisë. Në rastet kur një aktor dënohet penalisht për fushatën e tij politike, kemi të bëjmë me një veprim ndikimi të palejueshëm në lirinë e votimit, atëherë duhet marrë në shqyrtim edhe anulimi i rezultatit”.
Ish kryetari i Gjykatës Federale të Zvicrës Giusep Nay e konsideron legjitime ankesën kundër iniciativës së SVP-së. Është krejtësisht e mundshme që Gjykata Federale në pllakatin në fjalë të shohë një akt ndikimi të palejueshëm në vullnetin e votuesve. Një shkelje e normës penale kundër racizmit duhet të ndiqet përmes të drejtës penale dhe të shënojë vije e kuqe që nuk duhet kaluar, përcjell albinfo.ch qëndrimin e ekspertit.
Krejtësisht ndryshe mendon profesori i të drejtës penale në Universitetin e Bazelit, Markus Schefer. Ai thotë se në ballafaqimin e hapur demokratik bën pjesë edhe mundësia për të bërë deklarime të pavërteta ose për të argumentuar “në mënyrë joobjektive dhe pezhorative”. Deklarimet e tilla gjatë debatit publik pastaj mund të tematizohen dhe të hidhen poshtë. Votuesit prandaj nuk duhet të jenë të mbrojtur nga tentimet e tilla për manipulim por duhet të jenë vete të aftë që ta zbulojnë manipulimin. Ai që gjatë fushatës referendumiane bën shprehje raciste duhet të dënohet penalisht për këtë veprim por ai nuk ka bërë shkelje të lirisë së votës.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














