Së shpejti lëvizja me letërnjoftime Kosovë-Maqedoni
Ministri kosovar tha se kjo mund të realizohet pas aplikimit të dokumenteve biometrike
Së shpejti do të aplikohet lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë vetëm me letërnjoftime.
Kështu ka paralajmëruar sot në Shkup, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ministri Rexhepi theksoi se kjo nismë do të shqyrtohet shumë shpejt dhe do të ketë përgjigje nga ana e tyre. Ai tha se kjo mund të realizohett pas aplikimit të dokumenteve biometrike.
Po ashtu, ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Kosovës, Gordana Jankullovska dhe Bajram Rexhepi sot në Shkup nënshkruajtën edhe marrëveshjen dypalëshe për aplikimin e patrullave të përziera për sigurimin e kufirit shtetëror midis dy vendeve.
Ministrat Jankullovska dhe Rexhepi kanë vlerësuar si tejet të mira marrëdhëniet midis dy vendeve në nivel të MPB-ve, duke marrë parasysh edhe takimet e shpeshtuara dypalëshe në nivele të larta, por edhe rregullimin e marrëdhënieve në planin e firmosjes së marrëveshjeve.
Dy ministrat gjithashtu shqyrtuan mundësinë e hapjes së kalimeve të tjera kufitare midis dy vendeve. Në kuadër të delegacionit kosovar kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë të policisë kosovare
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës









