Lajme
Së shpejti, Ligji për harmonizimin e pagave
Hartimin e Ligjit për pagat duket se e ka kërkuar FMN, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që deri në vitin 2019-të të mos ketë rritje të pagave më shumë se 4 për qind
Brenda këtij viti, Qeveria e Kosovës pritat ta sponsorojë një ligj të veçantë që për pagat, që më pas të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Hartimin e këtij ligji duket se e ka kërkuar Fondi Monetarë Ndërkombëtarë, i cili ka kërkuar nga Qeveria që deri në vitin 2019-të të mos ketë rritje të pagave më shumë se 4 për qind në sektorin publik.
Miratimin e këtij ligji deri në fund të viti e konfirmuan për gazetën Fjala edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Faton Abdullahu.
“Ligji në fjalë është në procedurë e sipër dhe dikasteret përkatëse janë duke kryer punën e nevojshme për ta quar procedimin tutje. Ky ligj sipas të gjitha gjasave do të miratohet në këtë vit”, tha Abdullahu, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje se çka saktësisht do të përmbaj ligji i pagave.
Qeveria e Kosovës edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2017-2019 e ka paraparë krijim e këtij ligji.
Në këtë kornizë shkruan se Qeveria është e përkushtuar të kufizojë punësimin në atë shkallë që është e nevojshme për ofrimin e të mirave dhe shërbimeve publike në mënyrë efikase dhe efektive. Për më tepër aty shkruan se, në bashkëpunim me FMN-në Qeveria ka formuluar dispozita të nevojshme ligjore të cilat do të shërbej si mekanizma përkujdesje ndaj ngritjeve të faturës së pagave në sektorin publik.
“Përmes kësaj dispozite ligjore (rregulli mbi paga) është siguruar qe ngritja e faturës se pagave ne sektorin publik të jetë në harmoni me zhvillimin e gjithmbarshme ekonomike në vend”, shkruan në kornizën për shpenzimet afatmesme.
Përmes këtij rregullimi ligjor synohet të sigurohet një stabilitet në kompensimin e shërbyesve në sektorin publik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











