Kosova
Së shpejti pritet të publikohet raporti i hetimeve për Banjskën
Kosova është duke e kryer një prej hetimeve më të mëdha në historinë e saj. Kështu ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në lidhje me hetimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, përcjell albinfo.ch.
Sveçla ka paralajmëruar se shumë shpejt Policia dhe Prokuroria do të publikojnë raportin për hetimin e sulmit terrorist, ku mbeti i vdekur zyrtari policor, Afrim Bunjaku dhe tre terroristë serbë.
“Për çështjen e sulmit terrorist në Bansjkë më 24 shtator, tashmë jeni njoftuar që Policia e Kosovës me Prokurorinë janë duke bërë hetimet më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës. Patjetër unë shpresoj që shumë shpejt do ta dalin me rezultatet preliminare, kjo është edhe një ndër kërkesat që i kam adresuar edhe Policisë dhe Prokurorisë përmes Policisë, që sa më shpejt të kemi një raport preliminar mbi të gjeturat nga ky rast, por edhe nga rasti i kidnapimit të policëve”.
“D.m.th. përgjegjësit kryesorë për hetim dhe për të ndërmarrë hapat e duhur se a do të dalin me raport për hetimet e tyre, unë bësoj që duhet t’i pyesni ata. Unë pres që ditëve në vijim që Prouroria dhe Policia të dalin me raport mbi të gjeturat për këto dy raste jashtëzakonisht të rënda për Kosovën”, tha Sveçla në një konferencë për media të mbajtur sot, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih












