Kosova
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës mbahet të mërkurën
Kjo seancë vjen pasi më 18 gusht filloi të rrjedhë afati 30-ditor për formimin e organit ligjvënës, pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese
Më 20 gusht, në orën 11:00, deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë seancën konstituive të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt.
Kjo seancë vjen pasi më 18 gusht filloi të rrjedhë afati 30-ditor për formimin e organit ligjvënës, pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese. Në vendimin e saj, Kushtetuesja kërkon që brenda këtij afati të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur, duke lejuar që i njëjti kandidat të hidhet në votim jo më shumë se tre herë.
Presidenca e Kosovës e ka cilësuar konstituimin e Kuvendit si “urgjencë shtetërore”, duke theksuar se krijimi i shpejtë i institucioneve është vendimtar për stabilitetin dhe përfaqësimin demokratik. Në reagimin e saj thuhet se zvarritja e procesit ka dëmtuar besueshmërinë e institucioneve, zhvillimin e brendshëm të vendit si edhe përparimin në arenën ndërkombëtare.
“Deputetët duhet të tregojnë përgjegjësi të plotë dhe të veprojnë në frymën e bashkëpunimit, në mënyrë që Kosova të ecë e konsoliduar përpara dhe të përballet me sukses me sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Vendimi i Gjykatës është mirëpritur nga partitë opozitare të legjislaturës së kaluar, ndërsa është kritikuar nga fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas profesor Zahir Çerkinit, ligjërues i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, respektimi i aktgjykimit nuk është çështje opsionale, por obligim i domosdoshëm. “Çdo vonesë tjetër jo vetëm që shkel Kushtetutën, por rrezikon të prodhojë krizë të thellë institucionale dhe të minojë themelet e shtetit ligjor”, u shpreh ai për Radion Evropa e Lirë më 18 gusht.
lexoni po ashtu:
Kosovë: Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për Kuvendin
Vetëvendosje deklarohet për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese: Arbitrar dhe cenon demokracinë
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër Kërkesa për të pasur një patentë fizike drejtimi mund të bëhet thjesht një kujtim në Zvicër.... -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici













