Lajme
Sekretari amerikan i Shtetit, vizitë të paparalajmëruar në Irak
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë të paparalajmëruar në Irak, ku është takuar me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani, në Bagdad, shkruan albinfo.ch.
Gjatë qëndrimit të tij ai ka vizituar edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej ku ka zhvilluar konferencë për sigurinë mbi kërcënimin ndaj objekteve amerikane, përcjell Reuters.
Vizita e Blinken konsiderohet se ka ndodhur mes shqetësimit që zyrtarët amerikanë kanë përcjellë vazhdimisht kundër përfshirjes së palëve të tjera në konfliktin në Izrael, pasi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, grupet përfaqësuese të mbështetura nga Irani kanë rritur sulmet që synojnë trupat amerikane në Irak dhe Siri.
“Ne duhet të vazhdojmë të parandalojmë përshkallëzimin e këtij konflikti, përhapjen e tij në zona të tjera. Shtetet e Bashkuara kanë dhe ne do të vazhdojmë t’u përgjigjemi sulmeve nga përfaqësuesit e Iranit për të mbrojtur personelin tonë në rajon, personelin që është këtu në Irak dhe Siri për të ndihmuar në parandalimin e rilindjes së ISIS. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të penguar dhe, siç thashë, për t’iu përgjigjur çdo sulmi”, ka thënë ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz









